Top News - Dy vrasësit me pagesë/ Elbasan, në pranga për dy atentate

  • 4 years ago
Pas një pune intensive hetimore 10-ditore, autoritetet zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore dy vrasje që ndodhën në Elbasan në 20 dhe 29 korrik. Në të parën mbeti i vrarë Emiljano Ramazani dhe në të dytën Rigers Runaj.

Forcat special RENEA dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë ndërmorën operacionin policor të koduar ?Shkumbini?, ku bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e dy shtetasve, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Ata janë Xhuljano Hoxha 29 vjeç dhe Eugen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dhe profesionale të kryera ka rezultuar se viktima mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Jo vetëm kaq, por dy autorët janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani.
Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Arrested#TopChannel

Recommended