Ora News - Elbasan, merrnin deri në 16 mijë euro për në Angli dhe Gjermani, dy në pranga

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Elbasanit ka goditur një grup që kryenin aktivitetin kriminal të kalimit të personave jashtë Shqipërisë duke falsifikuar pasaporta, kundrejt shumave 10 mijë deri në 16 mijë euro për person.

Në kuadër të operacionit të koduar "Premtimi" në pranga janë vënë dy persona, Musa Rama, 60 vjeç dhe Arben Hako 51 vjeç, të dy të dënuar me parë.

Për dy të arrestuarit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte caktuar në datën 4 qershor masën e sigurise arrest me burg.

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqiperisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europes, duke e bërë të mundur me fallsifikimin e dokumentave dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person", thuhet në njoftimin e policisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elbasan-merrnin-deri-ne-16-mije-euro-ne-angli-dhe-gjermani-dy-ne-pranga

Recommended