Ora News - Arrestohet Arben Çuko, akuzohet se mori rryshfet për favorizimin e vrasësit me pagesë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestohet me akuzën e korrupsionit, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko.

Policia tha se ka ekzekutuar urdhërarrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, i cili tashmë është person në hetim.

Prokuroria mësohet se e akuzon Çukon si të përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën shtetërore.

Ora News mëson se emri i Arben Çukos ka dalë rastësisht në muajin gusht gjatë përgjimit të anëtarëve të një bande që hetohej për trafik droge.

Nga përmbajtja e hetimeve ka rezultuar se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kishte kryer favorizimin ndaj të dënuarit Olsi Karagjozi, një vrasës me pagesë që ndodhet në burgun e Bradasheshit në Elbasan.

Favorizimi është bërë në transferimin e tij në institucionet e burgjeve ku është bërë e mundur që i dënuari të mbajë celular në qeli kundrejt shumave të ryshfetit 1500-3000 euro.

Ekzekutimi i urdhrit të lëshuar nga Krimet e Rënda është bërë pasditen e së dielës, 21 tetor 2018.

Arben Çuko drejtoi burgjet për rreth një vit ndërsa u shkarkua nga detyra në datë 3 shtator të 2018 me urdhër të Ministres së Drejtësisë.

Në një deklaratë pas arrestimit, Etilda Gjonaj, tha se ndaj Çukos ishte bërë shkarkimi imediat për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion, çka kishte çuar në një hetim të thelluar administrativ.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-arrestohet-ish-drejtori-ipergjithshem-i-burgjeve-arben-cuko

Recommended