Video e rrahjes barbare, partneri gjakos e ben gruan per spital - Stop 21 Shtator 2021
  • 3 years ago
Shiko emisionin e plotë https://tvklan.al/stop-emisioni-21-shtator-2021/

Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë raste të dhunës në familje. Viktima të dhunës janë gratë dhe nënat e fëmijëve.Vetëm në 9 muajt e fundit janë vrarë 16 gra nga bashkëshortët e familjarët.Historia, që sjellim sot, është ajo e një zonje, e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohet nga ish-bashkëjetuesi i saj.Gruaja ka një djalë 15 vjec dhe një tjetër 3 vjec, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli.Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi Ervini nuk kishte punë dhe para.Një nga herët dhuna u bë e padurueshme dhe zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim.Gjithcka ndodhte në sy të fëmijëve dhe i madhi e regjistroi me telefon gjithë aktin shtazarak të rrahjes barbare të së ëmës.

Recommended