Ora News - Vrasje për territorin e kanaçeve? 56-vjeçari në Korçë humb jetën pas dhunës barbare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 56 vjeçar u gjet i vdekur në banesën e tij në qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm, vetëm disa orë pasi ishte dhunuar nga një tjetër person tashmë i ndaluar.Paraprakisht dyshohet se shkak për sherrin që përfundoi në mënyrë tragjike mund te jetë bërë një debat për territorin ku viktima dhe autori mblidhin kanaçe dhe materiale të tjera të riciklueshme.

56 vjeçari, Novruz Fiqi, u gjet i pajetë në banesën e tij në qytetin e Korçës, ndërkohë në trupin e tij kishte shenja dhune dhe hematoma në fytyrë.

Siç tregon i vëllai me të cilin jeton në një shtëpi në lagjen 8, ditën e djeshme ai ishte dhunuar brutalisht nga një person i identifikuar si Emiljano Nafizi, tashmë i ndaluar nga policia e Korçës e cila po e heton ngjarjen si vrasje.

E gjithë familja Fiqi thotë se e nxjerr jetën duke mbledhur kanaçe dhe materiale të tjera të riciklueshme dhe ky dyshohet të jetë edhe shkaku për konfliktin.

Vëllai i 56 vjeçarit tregon se ai kishte plagë të rënda si pasojë e dhunës në gjendje të dehur por ka qëndruar në shtëpi dhe nuk ka vajtur të marrë ndihmë të parë.

"Vellai ka qenë i dehur. Pashë qe erdhi Emiljanoja dhe po zihej me vëllanë. Vëllai im nuk ishte njeri që bën sherre. E goditi me grushta dhe shkelma. E tërhoqi zvarrë nëpër shkalle dhe u largua me vrap. Vëllanë e gjeta të shtrirë jashtë pallatit dhe me tha qe jam mirë. Në mëngjes u ktheva ta shikoja dhe e pashë të pajete. Lajmërova policinë."

Por grupi hetimor nuk është ende i sigurtë nësë vdekja e 56 vjeçarit u shkaktua nga dhuna, apo ai ka humbur ekulibrin dhe ka përplasur kokën gjatë lëvizjes natën nëpër shtëpinë që nuk ka drita.

Ndaj viktima do ti nënshtrohet autopsisë nga një grup mjekësh ligjore nga Tirana.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/korce-56-vjecari-gjendet-i-pajete-ne-banese-dyshohet-se-eshte-vrare

Recommended