Publikohen pamjet e ekzekutimit të Delon Troqes
  • 3 years ago
Ky është momenti i ekzekutimit të Delon Troqes, ngjarje e ndodhur në 21 Maj në Vlorë. Siç shihet nga pamjet e siguruar nga Klan News vrasja e 38-vjeçarit është regjistruar në 20 sekonda.

Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë një mjet tip Audi me xhama t ë zinj afrohet tek vendi ku ishte viktima dhe një person qëllon me breshëri.

Delon Troqe mori disa plumba në trup dhe nuk arriti të mbijetonte dhe pse u dërgua me urgjencë në spital. Ndërkohë edhe pse po vijojnë hetimet ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e tij./tvklan.al
Recommended