Ekskluzive/ RTV Ora siguron pamjet e largimit të autorëve të atentatit të Vlorës
  • 5 years ago
#rtvora
Videoja e siguruar nga RTV Ora tregon momentin e largimit të autorëve të dyshuar të atentatit në Lungo Mare të Vlorës ku në qendër dyshohet se ishte Inez Hajrulla, një personazh i njohur për policinë në qytetin bregdetar.

Brenda saj shquhen dy persona, një në rolin e shoferit dhe një tjerë në pjesën e pasme, por grupi hetimor dyshon se ka qenë të paktën edhe një i tretë i përfshirë në atentat.

Ata sulmuan me kallashnikov, objektivin që sipas burimeve ndodhej në një bar kafe me persona të tjerë, të cilët po ashtu janë përgjigjur me zjarr sipas burimeve.

Nga të shtënat mbeti i plagosur aksidentalisht një 58 vjecar punonjës i bashkisë së Vlorës që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarje.

Të paktën 20 persona mësohet se janë shoqëruar në cilësinë e të dyshuarit apo personit në dijeni, por atentati mbetet ende pa autorë.

Policia mësohet se po kërkon edhe 27 vjecarin Hajrulla dhe miqtë me të cilët ishte në tavolinë, por as ata nuk gjenden.

Pas atentatit makina e djegur u gjet në zonën e Babicës së Vogël, nga ku Forcat e Policisë të ndihmuara nga FNSH dhe Delta Forcë ushtruan kontrolle në disa zona në kërkim të autorëve, por pa rezultat.

Ndërsa në mbrëmje, policia shtoi praninë në shëtitore pranë zonës ku ndodhi ngjarje.

Inez hajrulla, është një personazh i njohur në Vlorë. Djali i një biznesmeni, Ai është dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në zhdukjet e bujshme në Vlorë.

Ndërsa në vitin 2017, atij i bënë atentat me eksloziv nga i cili mbeti i plagosur rëndë dhe humbi një këmbë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/atentati-ne-vlores-shoqerohen-20-persona
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended