Zhduken 3 të rinj në Malësi të Madhe, babai i Klement Pepajt: Dyshoj se e ka vrarë kushëriri

  • 3 years ago
Tre kushërinj janë zhdukur në Malësinë e Madhe. Denoncimi është bërë nga vëllai i një prej të tyre.

Sipas disa burime personat e zhdukur janë Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20 nëntor 1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe, Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15 janar 1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17 shtator 1995. Klement dhe Danjel jane kushërinj me njëri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe të afërm të Vilson Çutajt.

Ata kanë humbur kontaktet rreth orës 15:00 të datës 3 tetor me familjarët ndërkohë që dje kanë bërë denoncimin në Policinë e Malësisë së Madhe. Policia deri më tani dyshon se zhdukja e tyre ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike por ende nuk është bërë asgjë e qartë.

Recommended