Dy të rinj janë vrarë gjatë një grabitje të armatosur në kazinonë “Vegas” në lagjen Vizbeg
  • 4 years ago
Këtu, në kazinonë ?Vegas, në lagjen Vizbeg të Shkupit gjatë mëngjesit të sotëm janë vrarë dy persona-njëri sigurim i kazinosë, ndërsa tjetri me gjatë klientë i rastit. Sipas të dhënave të para, katër sulmues kanë hyrë në kazino në ora 4:47 të mëngjesit. Ata kanë qenë të maskuar dhe dy prej tyre të armatosur me pushkë automatike, ndërsa dy të tjerët me pistoleta. Sulmuesit kanë shkrepur disa plumba ndaj 22 vjeçarit V.H nga Kosova i cili nuk kishte arritur të ikë, ndërsa me kondakun e pushkës disa herë e kanë goditur në kokë një 20 vjeçar nga Krushopeku i Shkupit i cili është angazhuar si sigurim privat ndërsa ishte edhe anëtar i klubit të mundjes ?Tefejuz?. Të dytë kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa sulmuesit i kanë grabitur paratë dhe janë larguar nga vendi në drejtim të panjohur.
Recommended