Ora News - Këshilli Politik dështon sërish, PS dhe opozita nuk bien dakord për rolin e OSBE

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Mosmarrëveshja për Koalicionet parazgjedhore është kthyer në një kalë beteje nga PS dhe PD, si një pikë e rëndësishme për pushtetin pas 25 prillit.

Damian Gjiknuri refuzon të pranojë kërkesën e opozitës së bashkuar për t?u drejtuar ODIHR për mbajtjen e koalicioneve me lista të përbëra në një sistem me lista të hapura.

Oerd Bylykbashi: ?Opozita kërkon me insistim, kërkoi edhe sot me insistim dhe përsëri u përball me refuzimin e Partisë Socialiste. Pra, opozita kërkoi me insistim që t?i drejtohemi ODIHR si arbitër i rënë dakord në marrëveshjen e 14 janarit.?

Damian Gjiknuri: Me sebepin e letrës së ODIHR duan që këto ndryshime kushtetuese të mos zbatohen dhe të krijojnë vakum ligjor për moszhillimin e zgjedhjeve dhe do të cojë në krizë kushtetuese.

Por përfaqësuesi i mazhorancës në Këshill Damian Gjiknuri ka një tjetër kusht për Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, për t?u bindur që të hedhë firmën mbi letrën e cila do t?i drejtohet ODIHR

Damian Gjiknuri:Na sillni nje variant te shkruar nga ata sipas nje legjislacioni të vendit europian që kanë sistem proporcional me lista te hapura dhe nese nuk e pranojmë i drejtohemi ODIHR.

Oerd Bylykbashi: Kërkuan tekst, i kemi dhënë tekst, zyrtarisht amendamente të cilat garantojnë koalicionin siç është sot në Kodin Zgjedhor, në përputhje me Kushtetutën e ndryshuar më 30 korrik dhe listën e hapur 100%.

Të marrë versionin tonë, versionin e vet, t?ia çojmë ODIHR-it së bashku dhe e mbyllim këtë çështje, vazhdojmë diskutimet me çështje të tjera.

Pikërisht këtë nuk do z.Gjiknuri, sepse e di që përgjigja që do të vijë është që: Ajo që po bëni po prek standardet ndërkombëtare për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

I pranishëm në mbledhje, kreu i grupit demokrat në parlament, Myslim Murrizi u shpreh se palët duhet t?i drejtohen ODIHR nësë ky është kusht për ndryshimet në kod.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/keshilli-politik-gjiknuri-koalicionet-ja-propozimi-yne-per-opoziten/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended