Pesë orë pa rezultat, Këshilli Politik mblidhet sërish. Rama: Stacioni i fundit, 30 korriku

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat tha se diskutimi ishte pozitiv por la të kuptohet se palët kanë mbetur në pozicionet e tyre. Mbledhja e Këshillit Politik do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Rama tha se PS ishte e gatshme ta vazhdonte dialogun pa ndërprerje nga nesër porse opozita jashtëparlamentare kërkoi kohë.

Në këtë pikë ai u kujdes të kujtonte se nuk kanë shumë kohë në dispozicion pasi reforma zgjedhore duhet të kalojë në Kuvend në fund të këtij muaji.

Edi Rama: Diskutimi ishte i gjatë, interesant. Nuk thamë ndonjë gjë të re. Kemi një qëndrim sipas nesh shumë të qartë dhe ka një realitet politik i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar si forca më e madhe por njëkohësisht kemi dhe detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjitha sëpaku secila nga palët të ketë pjesën e vet. Në këtë aspekt mendoj se është e rëdnësishme të diskutojmë, të vazhdojmë të diskutojmë. Ishim gati të vazhdojmë diskutimin pa ndërprerje që nesër. Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan kohë, është në të drejtën e tyre por kemi një kalendar që ka një kufi të caktuar që është fundi i muajit korrik. Do të shikojmë në proces po besoj se diskutimi ishte pozitiv.

Shefi i qeverisë nënvizoi se ky është një proces me dy korsi ku stacioni është 30 korriku.

Edi Rama: Koha ka kufizimin e vet. Hapja e listave tashmë nuk është një variant por angazhim karshi njerëzve dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë të përfshijmë qytetarët në procesin e përcaktimit të atij që do të jetë grupi jonë i nesërm parlamentar. Duhet të çojmë deri në fund dhe angazhimin e nënshkruar më 5 qershor. Është një proces me dy korsi ku sidoqoftë stacioni është 30 korriku.

Opozita jashtëparlamentare u përfaqësua në Këshill nga Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasili, PS nga kryeministri Rama dhe Damian Gjiknuri, ndërsa opozita parlamentare nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Për Ramën, më shumë rëndësi ka përmbajtja e çështjes sesa e delegacioneve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/keshilli-politik-mblidhet-sot-ne-oren-11-rama-pjese-e-mbledhjes-basha-ne-kosove/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended