Sërish pa dakortësi në mbledhjen e Këshilli Politik/ PS: Sillni draft konkret për listat e hapura!

  • 3 years ago
TIRANË- Tentativa e opozitës jashtëparlamentare për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike për reformën zgjedhore, veçanërisht listat e hapura dhe koalicionet, nga OSBE-ODIHR, mbeti vetëm në letër. As Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste, dhe as Rudina Hajdari nuk firmosën në Këshillin Politik, një letër që PD kishte përgatitur për t?ia adresuar prezencës së OSBE, bazuar mbi marrëveshjen e 14 janarit, që në mungesë të konsensusit politik sytë do i drejtoheshin ndërkombëtarëve.

Shqetësim i opozitës mbeten koalicionet zgjedhore, që me ndryshimet kushtetuese, rregulli ndryshon me një liste të vetme dhe të përbashkët forcash politike.

?A e pengon mekanizmi në fuqi i koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura? Në rast se legjislacioni miraton listat e hapura dhe mekanizmi ekzistues i koalicioneve zgjedhore si dhe formula e përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionet mbeten kështu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së??, janë disa nga pyetjet  në letrën e PD.

Por për përfaqësuesin e mazhorancës, Damian Gjiknuri, topi është në fushën e PD-së dhe LSI-së për të sjellë propozimet e tyre konkrete, në kushtet kur në tryezën e zgjedhore janë vetëm drafti i socialistëve dhe i Rudina Hajdarit.

Recommended