Preza: Sasia e vaksinave të gripit 4 herë më e madhe se vitin e kaluar, do ulë hospitalizimet

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews



Specialistja vaksinimi në ISHP, Iria Preza u shpreh se bërja e vaksinën do të bëjë që shumë persona ta kalojnë më lehtë situatën gripale.

Preza tha se personat që do të vaksinohet për grip, do të ndihmojnë të dallojnë rastet Covid-19, si dhe shtoi se një vaksinë e tillë do të ndihmojë rastet e hospitalizuara, duke e ulur numrin e tyre në këtë situatë pandemie.

Iria Preza: Momentalisht kemi një situatë me grip të qetë dhe ardhja e vaksinës është bërë me herët. Ndërsa bërja e vaksinën do të bëjë që shumë persona ta kalojnë më lehtë situatën gripale. Thuhet që sezoni i gripit fillim me vjeshtën dhe mbaron deri në pranverë. Vaksina është e certifikuar dhe brenda standardeve botërore. Nëse një person i vaksinuar do të bjerë në kontakt me gripin nuk do të infektohet. Një person që është i mbrojtur nga gripi që është i përvitshëm do të dallohet nga ata me Covid-19.

Vaksina ndaj gripit do të jetë pa pagesë, pasi kjo është një praktikë që qeveria e jep prej 5 vitesh tashmë. Kjo vaksinë do të shpërndahet për grupet e riskut në vend. Sasi e vaksinave këtë vit është 4 herë më e madhe se sa në vitet e kaluara. Kjo vaksinë do të na japë një tablo më të qartë se kush është i infektuar me Covid dhe kush me grip sezonal.

Preza shtoi se popullata duhet të jetë e ndërgjegjshme për të përdorur masat anti-Covid, të cilat janë efikase ndaj virusit.

Iria Preza: Vaksina ofron rritje të imunitetit. E rëndësishme është që popullata duhet të jetë e ndërgjegjshme për të përdorur masat anti-Covid. Këto janë gjëra elementare, por momentalisht janë më efikaset ndaj virusit. Qëllimi i vaksinimit ndaj gripit është që të shmangen hospitalizimet.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/preza-sasi-e-vaksinave-te-gripit-4-here-me-e-madhe-se-vitin-e-kaluar-do-ule-hospitalizimet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended