Nis blerja e gjelave të detit në Baldushk, fermerët: Më shumë fluks se vitin e kaluar

  • 5 years ago
Ka filluar blerja e gjelave të detit nga qytetarët për festat e fundvidit, ndërsa fermerët e Baldushkut janë në kulmin e punës së tyre. Mundi i muajve të lodhshëm për të rritur këta gjela shpërblehet pikërisht në këtë periudhë të vitit.

Tregu i Baldushkut prej 3 vitesh u jep mundësi fermerëve të zonës të shesin shpendët e gjalla, ndërsa për qytetarët, ky treg është destinacioni kryesor për të zgjedhur gjelin që do mbizotërojë në tavolinën e tyre natën e ndërrimit të viteve. ?Një gjel deti e ka 8 mijë lekë të vjetra kilogramin. Jemi mirë këtu. Në krahasim me vitin e kaluar ka më shumë blerje?, shprehet një tregtar.

Ndërsa qytetarët tregojnë se vendi më i mirë për të blerë gjelin e detit, është pikërisht ky treg. ?Ky është vendi më i mirë për të blerë gjelin. Këtu vijmë gjithmonë?, thotë një qytetar.

Përveç fermerëve, edhe fëmijët merren me shitjen e gjelave të detit. Klevis Ibra është 13-vjeç. Ai tregon se ndihmon prindërit e tij duke qenë se ka pushime në shkollë, dhe për të shitur gjelat e detit, e ndihmojnë dhe shokët. ?Ne shesim më shumë gjela në datë 25 dhe 31, kur janë krishtlindjet dhe viti i ri. Unë i shes gjelat duke u thënë shokëve të mi, dhe ata u thonë njerëzve të tjerë?.

Fermerët e zonës së Baldushkut ofrojnë dhe pastrimin e gjelave për të gjithë qytetarët që preferojnë ta marrin të pastruar. Teksa afrohet nata e ndërrimit të viteve, shihet qartë fluksi i njerëzve që shkojnë në tregun e Baldushkut.

Recommended