Ora News - Fluks klandestinësh nga Greqia

  • 5 years ago
#rtvora

38 emigrantë klandestinë janë kapur në 48 orët e fundit në qarkun e Korçës ne tentativë për të kaluar përmes Shqipërisë drejt Vendeve të BE.Një grup që i shpëtoi policisë në kufi, ra pre e dhunës dhe grabitjes nga trafikantët që kundrejt pagesës do ti kalonin drejt Malit të Zi.

Shtatori ka shënuar rritje të tentativavë të emigrantëve klandestinë për të hyrë në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri.

38 emigrantë janë kapur në 48 orët e fundit në qarkun juglindor të Korçës.

17 klandestinë u kapën këtë të premte pranë fshatit Trestenik dhe Vernik.

Burime për Ora News raportojnë se mes tyre janë fëmijë, gra e burra të kombësive të ndryshme si sirianë, irakianë dhe marokenë.

Një ditë më parë, u kapën 21 të tjerë.

Nga ata që kapen një pjesë kërkojnë azil dhe dërgohen në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë, ndërsa të tjerët kthehen në kufi drejt Greqisë.

Ata që arrijnë të futen në Shqipëri udhëtojnë drejt Shkodrës ku synojnë të kalojnë drejt Malit të Zi e më pas të vazhdojnë drejt vendeve të BE.

Nga jugu në veri transportohen nga grupe të trafikut të palishëm kundrejt pagesave që shkojnë me vlera të konsiderueshme, por shpesh herë edhe bien pre e dhunës dhe mashtrimit.

5 persona u arrestuan në Shkodër në kuadër të operacionit "Stroke" të cilët grupin e klandestinëve që i pagoi për ti kaluar drejt Malit të Zi e dhunuan dhe i morën sendet personale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kapen-edhe-17-refugjate-ne-kapshtice

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended