Berisha: Protestat jane percaktimi i PD-se per te mbrojtur votat e qytetareve (30 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
PD i ka bërë sot thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve, por të luftojnë për të drejtat e tyre. Krerët e lartë të kësaj partie u kanë kujtuar pushtetarëve se vetëmbrojtja është një e drejtë e dhënë nga zoti dhe nëse ata nuk tërhiqen, demokratët do të mbrojnë veten dhe të drejtat e tyre me çdo mënyrë. Ky reagim ka ardhur pas ngjarjes së Laçit e cila është komentuar sot nga vetë kreu demokrat Berisha:
"Kanë pushkatuar qytetarin në mes të qytetit për të terrorizuar Laçin. Kanë dëshmuar fytyrën e tyre terroriste. Mund të vrasësh ose mund të dalësh në pritë, por dikur do të përgjigjesh për të gjitha këto."
Në këto kushte tha Berisha, PD do të vazhdojë protestat e fuqishme.
"E enjtja do të jetë një nga mitingjet më madhështorë që ka patur Tirana dhe ju e patë se çfarë proteste të qytetëruar zhvilluam demokratët. Protestat janë përcaktimi i PD-së për të mbrojtur votën e qytetarëve."/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended