PD mbledh Keshillin Kombetar. Berisha: "Zgjedhjet u manipuluan" - (5 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, për të marrë vendimin politik të kësaj partie, në lidhje me zgjedhjet e 1 Tetorit dhe hapat që do të ndërmerren pas tyre. ?Të evidentojmë me fakte përmasat e procesit të madh manipulator, në mënyrë që të mos njohim rezultatet e dala prej këtij funerali të votës së lirë?, u shpreh Berisha. Sipas Berishës parimi i PD, për mosnjohje të rezultateve, duhet të jetë parimi i të gjithë qytetarëve.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Qëndruam dëshmitarë i një veprimtarie, kriminale ndaj votës së lirë në Shqipëri. Jemi dëshmitarë të një manipulimi të përmasave gjigande, të qeveritarëve aktual, dëshmitarë të përpjekjeve më absurde për të shkatërruar institucionin e votës në Shqipëri?.

Berisha i ka kërkuar kryetarëve të degëve të paraqesin një raport të hollësishëm rreth këtyre zgjedhjeve. Më pas mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura. Nga burime brenda PD, mësohet se nuk do të lihet jashtë vëmendjes edhe puna e strukturave dhe drejtuesve kryesor të tyre./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended