Pjeter Arbnori: Kush nuk mbron voten, vrafte veten se do te pendohet (27 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Demokratët do të vazhdojnë mitingjet masive në të gjithë vendin për të protestuar kundër vjedhjes së votave. Zëdhënësi i selisë blu, Edi Paloka dhe sekretari për marrëdhëniet publike Pjetër Arbnori, denoncuar arrestimet e demokratëve nga policia pas mitingut tek Kryeminstria.
"Unë mendoj që demonstratat e kanë vërtetuar që Partia Demokratike është një parti jo revolucionare, por kur vjen pika në ashtë, çdo njeri ka të drejtë të mbrojë veten e vet dhe grupin e vet. Askush nuk të jep leje për të mbrojtur veten, por ti ke të drejtën e plotë të vetëmbrojtjes. Edhe kodi penal thotë, kur tjetri të ka rrezikuar jetën, ti ke të drejtën e vetëmbrojtjes dhe nuk përgjigjesh për asgjë që bën për të mbrojtur veten tënde. Mua më duket se liria dhe liria e votës është një ndër liritë themelore të cilën e kemi detyrë t'a mbrojmë. Ai që nuk e mbron, vraftë veten se do të pendohet nesër."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended