Paskal Milo: Zgjedhjet e Himares nuk mund t'a prishin marredhenien shqiptaro-greke (16 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Paskal Milo: Diplomacia shqiptare dje dhe sot është angazhuar fuqimisht edhe në planin ndërkombëtar për të përballuar komentet negative apo interpretimet negative që janë bërë në lidhje me interpretimin e zgjedhjeve në ndonjë zonë të veçantë të Shqipërisë sikurse ka qenë në Himarë. Ne kemi argumente të fuqishme për të treguar se këto zgjedhje kanë qenë në standarte të rregullta dhe nëse pretendohet se ka patur ndonjë parregullsi, këto parregullsi nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe është një parregullsi e tillë që mund të ketë ndodhur edhe në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë prandaj nuk ka arsye madhore se pse duhet krijuar një shqetësim dhe një zhurmë kaq e madhe rreth këtyre zgjedhjeve në Himarë.
Gazetari: Megjithatë zoti Milo unë doja të dija, praktikisht nga dita e sotme e mrapa nga të gjithë deklarimet e qeverisë greke se në Himarë jeton një pakicë greke, a keni ju një argument kundër kësaj?
Paskal Milo: Sigurisht që qeveria greke apo kushdo qoftë tjetër kanë të drejtën e tyre që të bëjnë interpretime të njëanshme për çeshtje të kësaj natyre, ashtu sikurse është e drejta jonë legjitime si qeveri shqiptare në institucionet e shtetit që të themi të vërtetën sepse e njohim më mirë, jetojmë këtu, jemi pjesë e historisë sonë dhe si e tillë në kemi të drejtë jo vetëm morale, por dhe ligjore që të bëjmë dhe mbrojmë integritetin e Shqipërisë dhe këtu tregojmë të gjithëve me argumenta dhe fakte në mënyrë jo agresive, por bindëse se Shqipëria është një nga vendet që respekton në rajon më mirë se kushdo tjetër të drejtat e minoriteteve atje ku këto minoritete ekzistojnë që tashmë në Shqipëri harta e minoriteteve dhe shpërndarja e tyre është shumë e dukshme dhe shumë e qartë prej kohësh dhe nuk ka nevojë që të krijojmë situata të reja në mënyrë artificiale të cilat mund të ngrejnë në mënyrë të padobishme tensionin në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Qeveria shqiptare është e prirur t'a trajtojë me shumë kujdes dhe gjakftohtësi këtë situatë që është krijuar duke qenë e bindur se një njësi zgjedhore siç ishte Himara me 3000 apo 4000 zgjedhës nuk mund të përbëjë një problem në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe as nuk mund të bëhet një çeshtje ndërkombëtare që të krijojë shqetësime në Europë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended