Berisha per balotazhin: Kush mori pjese ne balotazh nuk do perjashtohet nga partia (16 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kandidatët demokratë si dhe komisionerët që kanë marrë pjesë dje në turin e dytë të pushtetit lokal nuk do të përjashtohen nga Partia Demokratike. Lideri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke përshëndetur elektoratin demokrat që bojkotoi zgjedhjet e djeshme. Duke u treguar mafjozëve në pushtet shprehet Berisha se nuk e mbështesin farsën dhe manipulimet elektorale të bëra prej tyre. Vetëm në Tiranë, bojkotin e mbështetën 74% e votuesve shprehet Berisha, por për kreun demokrat, edhe ato anëtarë të PD-së që u paraqitën në zgjedhje, nuk bien ndesh me statutin e PD-së dhe as me vendimin e Këshillit Kombëtar.
"Në procedurën e re të ndjekur nga Partia Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve mund të ju them ju se çdo vendim tjetër për këtë çeshtje duhej të ishte vendimi i forumit që zgjodhi. Ndaj dhe ne preferuam me këtë rast, duke respektuar normat dhe standartet tona, ne kemi respektuar të drejtat e të gjithëve. "
Ndërsa për rezultatin dhe mënyrën se si u zhvillua fushata zgjedhore mes Partisë Socialiste dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në Himarë, Berisha ka akuzuar sërish qeverinë dhe pushtetarët për një skenar të pandershëm dhe anti kombëtar.
"Si ndjek qëllime antishqiptare kur ti një pjesë të territorit tënd e pranon t'a shtrosh në debat me të tjerët. Këto kanë ndjekur një qëllim shumë antishqiptar. Himarjotët kanë votuar qetësinë e tyre dhe nuk është vepruar kurrë siç është vepruar nga mafja shtetërore shqiptare me qëllimet më antishqiptare që mund të ketë ndodhur. Dhe ju, se shumë nga ju e ndoqët atë valle, shumë shpejt do të dini se cila është rezonanca e saktë."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended