Digjet makina e biznesmenit ne Elbasan |Lajme-News

  • 3 years ago
Digjet gjatë natës makina e biznesmenit Elis Bahushi në qytetin e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se mjeti luksoz, tip Porsche, i cili ka qenë në pronësi të shtetasit Elis Bahushi, ka marrë flakë në lagjen 28 Nëntori.

Pak kohë më parë, ndaj Bahushit Operacioni ?Forca e Ligjit? i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?.

Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Emri i Bahushit, i cili merret me biznesin e metrazheve, nuk është i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë i dyshuar dhe për përfshirjen në laboratorin e drogës në Has.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended