RTV Ora - “Mesazh” kreut të PS Elbasan, i digjet makina në 48 vjetorin e lindjes

  • 5 years ago
#rtvora
?Një mesazh? e ka cilësuar kryetari i Partisë Socialiste të Elbasanit Xhevahir Budani djegien e makinës pak orë pas festimit të 48 vjetorit. Ngjarja u regjistrua në prët e para të mëngjesit dhe dyshimet e policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme.

Makina e kryetarit të Partisë Socialiste në Elbasan, Xhevahir Budani u dogj në orët e para të së hënës teksa ishte e parkuar pranë banesës së tij në lagjen 5 Maji.

Drejtuesi lokal i PS që prej disa muajsh mban edhe postin e drejtorit të Shëndetit Publik Rajonal gjatë dëshmisë së parë në polici mësohet se ka mohuar të ketë konflikte.

Por fakti që makina është djegur vetëm disa orë pasi ai ishte kthyer nga festimet e ditëlindjes së 48 ka ngritur dyshime.

I kontaktuar, Budani ka thënë nuk e përjashton mundësinë që djegia e makinës të jetë një tentativë për ti dërguar një mesazh.

Ai thotë se nuk e di arsyen, por nuk e përjashton mundësinë që të lidhet me detyrën.

Xhevahir Budani njihet si njeri i qetë në Elbasan, ndërsa gjatë 1 viti që ai është në krye të Drejtorisë së Shëndetit ndaj tij nuk ka pasur denoncime apo akuza publike.

Policia e Elbasanit në njoftimin paraprak veç dyshimit të parë për një zjarrvënie të qëllimshme tha se po punon për identifikimin e autorëve dhe zbulimin e zjarrvënies në makinën e zyrtarit të PS.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/digjet-makina-ne-elbasan-ja-dyshimet-e-para-te-policise
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended