Hetimet për vrasjen në Rrogozhinë, në kërkim shoku i Klevis Kapllanit, dyshohet se e nxori në pritë
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Hetuesit kanë dyshime se një shok i ngushtë i Klevis Kapllanit ta ketë nxjerrë në pritë 33-vjeçarin i cili u ekzekutua mesnatën e 15 shtatorit në Rrogozhinë, ndaj është shpallur në kërkim policor. Për zbardhjen e kësaj ngjarje policia gjithashtu është duke verifikuar lidhjen e viktimës me vrasjet e korrikut në Elbasan, ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.

Policia ka shpallur në kërkim shokun e ngushtë të Klevis Kapllanit, 33-vjeçarit që u ekzekutua javën e shkuar në qytetin e Rrogozhinës.

Identiteti i të dyshuarin nuk bëhet i ditur nga policia për arsye hetimore, por blutë kane dyshime se ka qenë pikërisht ai personi që ka nxjerrë në pritë Kapllanin, i cili u qëllua për vdekje 200 metër nga banesa e tij.

Ai dyshohet nga policia se ka bashkëpunuar me autorët e ngjarjes, për vrasjen e Klevis Kapllanit.

Ekzekutimi i Klevis kapllanit në Rrogozhinë vijon të jetë ende ngjarje e pa autor, ndërsa grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje është duke verifikuar lidhjet e viktimës me vrasjes e ndodhur në korrik në qytetin e Elbasanit.

Pas marrjes në pyetje të familjarëve të 33-vjeçarit, hetuesit kanë zgjeruar listën e personave të pyetur, ku së fundmi u janë marrë deklarimet dhe rrethit shoqëror të Kapllanit.
Burime nga policia bëjnë me dije se ndër emrat që kanë dhënë miqtë e Kapllanit kanë qenë dhe emrat e Emiljano Ramazanit apo Regis Runajt të vrarë në korrik ngjarje që tronditën Elbasanin.

Dyshimet e hetuesve janë se 33-vjeçari, i njohur ndryshe edhe me emrin Bledar, mund të ketë pasur informacione lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në qarkun e Elbasanit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hetimet-per-vrasjen-ne-rrogozhine-ne-kerkim-shoku-i-klevis-kapllanit-dyshohet-se-e-nxori-ne-prite/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended