Report TV - Izet Haxhia:Berisha kërcënoi Azemin para vrasjes, ja si nxori atë në pritë
  • 8 years ago
Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, ka rrëfyer rrethana dhe detaje të reja rreth vrasjes së Azem Hajdarit, ngjarje për të cilën, ka shprehur disa herë gatishmërinë, për të dëshmuar para Prokurorisë Shqiptare. Izet Haxhia pohon se Sali Berisha e nxori Azem Hajdarin në pritën e Haklajve, duke e kërcënuar, që të dilte dhe të largonte ata që vetë Berisha i kishte sjellë pranë PD, pra Haklajt. Sipas tij, dëshmitare e bisedës mes Berishës dhe Azemit ka qenë Linda Ihsani, e cila ka vdekur në rrethana misterioze.

?Po në kampin e Berishës çfarë ndodhte në këto moment? Berisha pas takimit të Azemit me plakun e Haklajve në zyrën e Azemit në PD, ishte më tepër se i shqetësuar. Ai e dinte armiqësinë e Azemit ndaj tij, dhe që ai po priste momentin e duhur për ta goditur marshallin e tij të ?dashur?. Stacionimi i makinës me Fatmir Haklajn në brinjë të PD, ishte një alarm i madh për Berishën. Berisha ishte i informuar për ardhjen e Fatmirit në Tiranë që me 11 shtator dhe me stacionimin e tyre pranë PD që në momentin e parë. Ai, i alarmuar thërret në zyrën e tij Hajdarin, i cili po hezitonte të dilte të takonte Fatmirin në atë vend që do komprometonte Hajdarin, ashtu të kompromentuar para syve të Berishës. Biseda e nervozuar që ka bërë Berisha me Hajdarin në ato momente (bisedë e dëgjuar vetëm nga Linda Ihsani më vonë e vdekur në mënyrë të ?papritur? si shumë të tjerë afër Berishës) tregon se Hajdari është urdhëruar që të dalë e të largojë ata që kishte sjellë vetë aty, pra Haklajt. Vetë nxitimi i Hajdarit gjatë daljes se tij e tregon këtë kërcenim?, shkruan Haxhia.
Recommended