Ora News - Ekzekutimi i Eri Zefit/ Nxori shokun në pritë, mbërritja në gjykatë e Mikel Alisë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Mikel Gjovalin Alia është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës.

Ai akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e shokut të tij të ngushtë Eri Zefi në Mirditë në fillim të tetorit.

Gazetari i Ora News, Elvis Hila raporton se gjate seancës gjyqësore Alia nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndërsa në dëshminë e dhënë dje pas dorëzimit në polici, mohoi se nxorri Zefin në pritë tek vrasësit, duke pretenduar se dy autorët kanë dashur ta vrisnin edhe atë.

Ai doli sot (13 nëntor) para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë të tij.

Vetëdorëzimi në polici

Alia u vetëdorëzua në polici paraditen e së mërkurës (12 nëntor).

Mikel (Gjovalin) Alia qëndronte i fshehur në zonën e Fanit në Mirditë dhe u dorëzua mëngjesin e së martës pas negociatave të policisë përmes familjarëve.

Hetuesit dyshojnë se ai nxori në pritë tek vrasësit shokun e tij të fëmijërisë, duke i thënë se do të shkoni në Mirditë për të vjedhur hashash.

34-vjeçari u dhunua përpara se të qëllohej me 4 plumba në kokë dhe 2 në gjoks. Trupi më pas u gjet i hedhur 50 metra larg rrugës së Kombit në fshatin Zall Xhuxhë.

Vrasësit dyshohet se u larguan drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Për këtë, Prokuroria e Lezhës iu është drejtuar me letërporosi autoriteteve kosovare ku i kërkon informacion për dy personat që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria dhe më pas janë larguar nga Kosova në drejtim të Gjermanisë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ekzekutimi-i-eri-zefit-mberrin-ne-gjykate-shoku-i-ngushte-qe-e-nxori-ne-prite

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended