Amendimet ne Kod pa konsensus te "Ligjet" | Lajme - News

  • 3 years ago
Socialistët do të nisin t?i diskutojnë në Komisionin e Ligjeve propozimet e tyre për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Në pritje që PD dhe LSI të paraqesin propozimet e tyre, këtë e ka bërë tashmë deputetja Rudina Hajdari.

Balla mohon se formula e propozuar nga shumica për hapjen e listave zgjedhore në të vërtetë pamundëson që deputetët të zgjidhen drejtpërdrejt nga zgjedhësit.

Drafti i propozuar nga socialistët në Këshillin Politik parashikon hapjen e listave 100 përqind, por listat e kandidatëve do të hartohen sipas një rendi të vendosur nga kryetari i partisë.

Që të mund të ndryshojë kjo renditje duhet që kandidati të arrijë të marrë qoftë dhe një votë më shumë se sa shuma e votave që atij subjekti i duhet për një mandat deputeti në një qark të caktuar.

Gjithashtu, socialistët propozojnë prag kombëtar 3 përqind dhe koalicionet me një listë unike kandidatësh.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended