PE: Pa konsensus, s'ka negociata |Lajme-News

  • 4 years ago
Në mesin e përplasjeve për ndryshimet kushtetuese, Parlamenti Europian përforcon mesazhin se negociatat nuk do të hapen pa konsensus mes të gjitha palëve.

Mëngjesin e kësaj të premteje, në faqen online të këtij institucioni u publikua një reagim i ri ku i jepet më tepër rëndësi gjetjes së konsensusit mes palëve dhe vihet theksi tek paralajmërimi se hapja e negociatave do të bëhet vetëm nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët.

?Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit dhe për këtë arsye të vazhdojë procesin e integrimit evropian?.

Ndërsa në tekstin e të enjtes që u hoq gjatë orëve të mbrëmjes nga faqja zyrtare në internet, shkruhej se mungesa e konsensusit mund të rrezikonte hapjen e negociatave.

?Çdo modifikim i marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian?.

Interesimit të Tv Klan se pse u ndryshua teksti i reagimit, zyra e shtypit të Parlamentit Europian iu përgjigj duke thënë se varianti i parë nuk ishte postuar gabimisht dhe nuk ishte versioni zyrtar. Mesazhi, sipas zëdhënësit të zyrës së shtypit është i qartë, marrëveshja e 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore duhet të përmbushet plotësisht.

Në deklaratën e kreut të Komisionit të Jashtëm të këtij institucioni, David McAllister dhe kreut të Delegacionit Parlamentar për Shqipërinë Manolis Kegalojanis nga Partitë Popullore dhe të Raportueses së përhershme për Shqipërinë Isabel Santos nga socialistët europianë, thuhet se ata presin nga mazhoranca parlamentare që t?i miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur mes qeverisë dhe opozitës në 5 Qershor.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended