PS: Te gatshem te hapim listat, por duhet konsensus 3-palesh | Lajme - News

  • 4 years ago
Socialistët kanë pranuar që të plotësojnë kërkesën e opozitës parlamentare për hapjen e listave me një formulë qe lejohen të votohet për një emër unik nga listat e subjektit politik.

?Jemi të gatshëm të diskutojmë ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me një hapje të pjesshme të listave, shoqëruar me disa kufizime që kanë të bëjnë me koalicionet dhe vendosjen e një pragu kombëtar që bën sens sa kohë që Shqipëria është një shtet unitar dhe pragu në këtë kontekst duhet të jetë prag kombëtar?.

Por Taulant Balla ju kërkon votat për Reformën Zgjedhore siç u dakordësua me opozitën jashtë për të arritur një marrëveshje 3-palëshe.

?Një marrëveshje trepalëshe ku ne jemi në mes dhe nga njëra anë kemi bijtë dhe nga krahu tjetër baballlarët të arrijmë të bëjmë zgjedhje vitin e ardhshëm të denja dhe kuptimplota me garancinë që duhet të japin ata jashtë që zgjedhjet duhen pranuar?.

Por opozita nuk e ka pranuar këtë ofertë pasi tanimë kërkon medoemos depolitizim të administratës siç kërkon OSBE/ODIHR dhe jo siç u la në marrëveshjen e 5 Qershorit nga Këshilli Politik.

Murrizi ka sfiduar socialistët që t?i gjejnë votat e nevojshme dhe ka bojkotuar sallën i shoqëruar nga të gjithë deputetët e opozitës.

Ndërkohë që në Këshillin e Legjislacionit vijon diskutimi për ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor, Balla ka lajmëruar se javën e ardhshme Komisioni i Ligjeve pas përfundimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, do të nisë diskutimin për amendimet e Kodit Zgjedhor të miratuara me konsensus nga Këshilli Politik.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended