Cakaj prezanton planin e veprimit: Duhet konsensus për të shkuar drejt konferencës ndërqeveritare

  • 4 years ago
Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj prezantoi plan e veprimit, duke renditur përparësitë për t?u përmbushur deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Sipas planit, një nga përparësitë është edhe Rishikimi i Ligjit të Medias.

"Në mars të këtij viti KIE vendosi çeljen e negociatave duke iu përgjigjur pozitivisht kursit të reformave që kanë ndodhur në Shqipëri. Vendet anëtare vlerësuan progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes sa i përket të drejtave themelore. Raporti i fundit e konsideron Shqipërinë edhe shembull në rajon duke filluar nga reforma në drejtësi. Çelja e bisedimeve nuk është vetëm kurorëzim i të arriturave por edhe hapja e kapitujve. Adresimi i të gjitha këtyre çështjeve kërkon vullnet politik. Pavarësisht dallimeve, të gjitha partitë ruajnë frymën e evropiane. Është e rëndësishme të kemi konsensus dhe të vazhdojmë përpara për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare dhe pastaj të të gjithë çështjeve që do të paraqiten", u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Recommended