Top News - Koronavirusi në glob/ Frikë në evropë, Izraeli në izolim

  • 3 years ago
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë globin ka kaluar 30 milionë dhe mbi 940 mijë janë viktimat. SHBA, india dhe Brazili kanë numrin më të madh të rasteve të konfirmuara por ajo që shqetëson është evropa. Shumë vende në hemisferën veriore tani po përballen me një valë të dytë të pandemisë në një kohë kur dimri po afron. Në britani, qeveria ka njoftuar masa të reja në angli përfshirë një periudhë kufizimesh në përpjekje për të ngadalësuar rritjen e infektimeve. Sipas OBSH, ka patur 5 milionë raste të konfirmuara në evropë dhe më shumë se 228 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë. Rritja e infektimeve në kontinent duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi, tha më herët drejtori rajonal i OBSH. Sipas tij, në dy javët e shkuara, numri i rasteve të reja u dyfishua në më shumë se gjysmën e vendeve anëtare të BE. 300 mijë infektime të reja u raportuan në evropë vetëm javën e shkuar ndërsa rastet javore kanë kapërcyer ato të raportuara gjatë pikut të parë, në mars. Jashtë evropës, Izraeli shpalli një izolim të dytë kombëtar tre-javor të premten, i pari vend që e bën këtë, ndërsa numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar një nivel të ri të lartë, prej gati pesë mijë të infektuarish në ditë. Disa spitale raportojnë se nuk kanë më vende për pacientë të tjerë. Infeksioni është përhapur në të gjithë vendin, por komunitetet ultra-ortodokse hebreje dhe ato arabo-izraelite janë ndër më të goditurat. Afrika ka regjistruar më shumë se 1 milionë raste të konfirmuara edhe pse shtrirja e vërtetë e pandemisë në kontinent është e panjohur.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Izrael#Izolim#TopChannel

Recommended