Koronavirusi, frike mes tregtareve kineze te "5 Maji"

  • 4 years ago
Frika nga koronavirusi ka përfshirë edhe tregtarët në zonën e Medresesë në kryeqytet, shumica e të cilëve janë me origjinë kineze. Rikthimi pas pushimeve i një prej tregtareve kinez, ka ngjallur jo vetëm frikë por edhe debate mes tyre këtë të Martë.

Të frikësuar ata i kanë kërkuar të mos e hap dyqanin ose të tregojë vendet ku ka udhëtuar.

?Çdo kinez që ka ardh këtu, gjithë janë mbajt në shtëpi për 14 dite, për të parë çfarë ndodh, pastaj mirë nuk ka problem hape dyqanin, nuk ka problem. Gjithë grupi i tha vetëm jep një biletë, të shikojmë ku ka qenë, nuk e jep fillon e shan që në mëngjes?.

Por nga ana tjetër tregtari kinez pohon se ka udhëtuar për 16 ditë në Europë dhe është kontrolluar në aeroportin e Rinasit në kthim.

?Ne kemi bërë disa ditë pushim nëpër Europë, me nusen dhe fëmijën, dje u ktheva nga Rinas, na kanë bërë kontroll, nuk kemi prekur asnjë kinez dhe në zonë të frikshme nuk kemi shkuar. Ne jemi korrekt për vete se unë kam familje sigurohem për vete, për familjen time?.

?Kur keni shkuar për herë fundit në Kinë??

?Para katër muaj, pesë muaj?.

Refuzimi për të treguar biletën e udhëtimit ka shtuar më shumë frikën e tregtarëve.

?Keni frikë??

?Po, gjithë njerëzit, jeta për një sekondë mbaroi?.

Pavarësisht ndalimit të fluturimeve me Kinën ata kërkojnë që të respektohet urdhri i ambasadës kineze që çdo udhëtar që vjen nga zonat e prekura të qëndrojë i mbyllur në shtëpi për 14 ditë.

Tv Klan

Recommended