Top News - Koronavirusi në Evropë/ Maska dhe frikë nga vala e dytë

  • 4 years ago
Maskat dhe frika nga vala e dytë e koronavirusit. Këto janë kryefjalët në kontinentin evropian. Tëni, të gjithë personat mbi moshën gjashtë vjec në katalonjë, duhet të mbajnë një maskë në publik pasi rajoni i bëri maskat të detyrueshme jashtë, edhe atje ku distancimi social është i mundur. Vendimi erdhi pas rritjes së rasteve në dhe përreth Lleida-s, ku autoritetet mund të kthejnë në fuqi një izolim strikt.

Ndërkohë në francë, po shtohen shqetësimet për një valë të dytë të epidemisë ndërkohë që vendi po zbut kufizimet. Jean-François Delfraissy, shefi i këshillit shkencor të vendit tha për gazetën Le Monde se vendi rrezikon rikthim të frikshëm të infektimeve pasi njerëzit nuk po i binden rregullave të distancimit social. Virusi vazhdon të qarkullojë, edhe pse shumë më i dobësuar, shumë më i kontrolluar por është ende atje jashtë ? tha ai.

Pas 137 ditësh ndërkohë, njësitë e kujdeist intensiv në një spital në një nga zonat më të goditura të italisë nga pandemia, Bergamo, zyrtarisht nuk aknë asnjë rast pozitiv me covid 19. Italia ishte vendi i parë evropian që u godit nga koronavirusi, me gjithë ashpërsinë e tij, me pacientët e parë që u shtruan në spitalin Papa Xhovani i XXIII më 23 shkurt.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Jean-FrançoisDelfraissy#Europe#TopChannel

Recommended