Top News - Atentati në Tiranë/ Gjini kalon rrezikun për jetën

  • 3 years ago
Personi që mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmshëm në Tiranë e ka kaluar rrezikun për jetën, sipas burimeve nga Spitali i Traumës. Preng Gjini ka pësuar dëmtime të rënda dhe pas disa orësh në sallën e operacionit, mjekët konfirmojnë se gjendja është e rëndë, por pa rrezik për jetën.
Por ndërkohë mjekët thonë se duhen pritur edhe disa orë për të parë parametrat e tij jetësorë dhe për të thënë përfundimisht se është tërësisht jashtë rrezikut, pasi për shkak të dëmtimeve mund të ketë komplikacione të papritura.

Ndërkohë janë zbuluar edhe detaje nga atentati, ku në makinë ishin vendosur 400-500 gramë eksploziv. Lënda plasëse ishte vendosur në sipër gomës së parë, në pjesën e pasagjerit, ku shënjestra ishte pikërisht Gjini.

Lënda plasëse mendohet të jetë vendosur aty, pasi makina me të cilën po lëvizte Gjini ishte e kushëririt dhe ai ishte shpesh pasagjer në automjet. Që pas vrasjes së të vëllait, 51-vjeçari jetonte thuajse i fshehur në Tiranë ku lëvizjet e tij ishin shuam të pakta, dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij.

Ngjarja që tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin ndodhi në urën pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re, ndërsa për pasojë e shpërthimit të fuqishëm mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, një shtets italian dhe një 14-vjeçar, që ishin kalimtar.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PrengGjini#Atentat#TopChannel

Recommended