Report TV -6 të shoqëruar për atentatin në Tiranë/ Gjini ndërroi makinën 10 min para shpërthimit

  • 3 years ago
TIRANË- 6 persona janë shoqëruar për atentatin e telekomanduar me telefon ndaj Preng Gjinit, ndërsa zbulohet se ai ka ndërruar makinën vetëm 10 minuta para shpërthimit me tritol. Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga atentati i djeshëm, ku mësohet se Gjini ishte duke udhëtuar me mjetin e kushëririt, Fatjon Dauti, me të cilin jetonte prej kohësh në kryeqytet. Ky i fundit në dëshminë që Report Tv ka zbardhur, thotë se Prenga i kërkoi makinën "Benz A Class" pasi e tija " ML" s?kishte karburant, ndërsa shtoi se sapo ishte kthyer nga Lushnja ku merret me tregtimin e librave.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Sektorit të Krimeve të Jetës në Policinë e Tiranë kanë marrë tabulatet telefonike të 4 antenave në zonën e "Vasil Shantos" për të analizuar thirrjet hyrëse dhe dalëse, nisur nga fakti që shpërthimi është bërë i telekomanduar me celular. Personat e shoqëruar deri më tani në Polici janë nga Tirana, Durrësi dhe Rrësheni.

Recommended