Top News - Atentati me snajper/ Çapja e kalon rrezikun për jetën

  • 4 years ago
Tre ditë pas atentatit me snajper, Ardian Çapja e ka kaluar rrezikun për jetën. Sipas burimeve nga spitali i traumës ai ka dalë nga salla e reanimacionit, duke mos pasur tashmë rrezik për jetën. 55-vjeçari, i cili mori një plumb në shpatull që i kaloi shumë pranë zemrës duke i rrezikuar seriozisht jetën. Ardian Çapja i ka bërë kërkesë bluzave të bardha për të dalë nga spitali. ?Dua të shkoj në shtëpi dhe të ndiqem privatisht në shtëpi për gjendjen?, ka deklaruar Çapja, ndërkohë që policia kërkon ta rimarrë sërish në pyetje për të zbardhur detaje të atentatit ndaj tij.
Në dëshminë e tij të parë për policinë, Capja e mohoi atentatin, duke thënë se askush nuk kishte tentuar ta vriste, por ishte rrëzuar në oborrin e shtëpisë.
Ndërkohë hetimet janë duke u kryer në disa pista. Policia me dëshirën për të gjetur gabime të atentatorëve të Ardian Çapjajt, është drejtuar sërish në vendin prej nga dyshohet se është qëlluar për të ekzekutuar kreun e fisit të njohur dhe të përplasjeve të forta.
Qitësi dyshohet se ishte vendosur në fund të Kodrës Krastë, që ndodhet përballë vilave të familjes Çapja, rreth 280 metër largësi. Ka përdorur edhe silenciator dhe gëzhojën nuk e ka lënë në vendin e ngjarjes. Bazuar në këto të dhëna, hetuesit thonë se bëhet fjalë për një vrasës profesionist.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se teksa u qëllua me snajper, në rrugën e Çapjave ndodheshin dy persona. Ata janë parë nga dy dëshmitarë, të cilët kanë thënë në polici se nuk i njihnin. Pasi objektivi u qëllua, dy personat që rrinin pranë vilave të Çapjave kanë shkuar drejt makinës Volksvagen, e cila qëndronte pranë rrugës kryesore Elbasan-Librazhd.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArdianÇapja#Elbasan#TopChannel

Recommended