Nje dite para nisjes se vitit te ri shkollor |Lajme-News

  • 3 years ago
?Të gjitha shkollat janë bërë gati për të çelur dyert ditën e hënë për nxënësit e sistemit parauniversitar. Dera e shkollës Kongresi i Lushnjes është e mbyllur dhe nuk lejohet hyrja në ambientet e shkollës 9-vjeçare, pasi sipas ministrisë së arsimit ambientet janë dezinfektuar dhe janë bërë gati për të pritur nxënësit?.
Në hyrje të shkollës një udhëzim i firmosur nga drejtoria nuk lejon futjen fëmijëve bashkë me prindërit në ambientet e shkollës. Janë 1760 shkolla, të cilat kanë përcaktuar hyrje daljet e nxënësve dhe orët e mësimit.
Për shkak të kufizimeve të numrit të nxënësve në klasa mësimi do të jetë deri në 3 turne. Mësimi do të jetë 30 minutësh dhe do të zhvillohen vetëm lëndët bazë.
Nxënësit nga klasa e 6-të në të 9-ën do të fillojnë të futen në orën 7:40 deri në orën 8:00, sipas klasave. Më pas deri në 8:30 do të futen nxënësit e klasave parashkollore dhe ata nga klasa e 2-të deri në të 5-ën.
Në hyrje të shkollës nxënësit do të bëjnë dezinfektimin e këpucëve, duarve dhe matjen e temperaturës. Po ashtu është përcaktuar që mësuesit e lëndës së edukimit fizik do të monitorojnë turnet e shkollës, po ashtu edhe mësuesit e lëndës së muzikës do të kenë të njëjtin funksion.
Në të gjithë vendin janë 480 mijë nxënës në sitemin parauniversitar dhe 30 mijë mësues. Nëse do të jetë e nevojshme apo në rast infektimi të mësuesve, në dispozicion janë edhe 1 mijë mësues të tjerë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended