Veliaj: Nesër aksion pastrimi para vitit të ri shkollor, regjim i ri për qarkullimin e automjeteve
  • 5 years ago
Bashkia e Tiranës deklaron se gjithcka do të jetë gati më 16 shtator për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor. Krahas punës për ndërtimin e shkollave të reja dhe rikonstruksionit të atyre ekzistuese, nesër në kryeqytet nis një aksion i gjerë pastrimi, kryesisht pranë shkollave.

Në takimin me administratorët e njësive dhe drejtuesit e institucioneve në varësi të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që t?i bashkohen nismës për një mjedis më të pastër. ?Të shtunën e fundit të verës, që është data 14 shtator, do të kemi një ditë aksioni ?Pastro Tiranën në një ditë?. E kemi kthyer në zakon, para se të fillojë viti i ri shkollor, sidomos në të gjitha terrenet rreth e përqark shkollave, kopshteve, çerdheve, të bëjmë një aksion pastrimi?, tha Veliaj.
Recommended