Report TV - 4 ditë para nisjes, Superliga në pikëpyetje! Liga për kushtet: Asnjë lëvizje nga qeveria

  • 3 years ago
Kur ndodhemi 4 ditë nga nisja e sezonit të ri të Superligës, të paktën sipas planeve të federatës, shumë pikpëytje ngrihen rreth futbollit shqiptar. Deri më tani asnjë përgjigjje nga qeveria për 4 kërkesat e Ligës Profesionsite, e cila ka vendosur ultimatum se në rast se nuk plotësohen atëherë kampionati nuk nis.

Katër kërkesat janë të aspektit ekonomik dhe sipas Ligës në rast se nuk plotësohen do ketë protesta, të cilat do të përshkallëzohen deri në bllokimin e bulevardëve.

Për gjithçka ka ndodhur ka patur edhe reagime të klubeve, të cilat çdo sezon shfaqin probleme të theksuara ekonomike që çojnë në mos pagimin e futbollistëve. Ata e kanë cilësuar si ?luftë? këtë që po bën Liga Profesioniste me qeverinë.

Gjithsesi jo të gjithë janë në unitet, pasi ka nga ata të cilët nuk besojnë tek kredibilitet e Ligës.

Artan Shyti, drejtor i Teutës: ?Liga është inekzistence, sepse nuk ka përballuar asgjë nga hallet e futbollit. Është në bisht të zhvillimeve. Ka një pozicionim që duhet parë se si do zhvillohet për bojkotin, por e përsëris se nëse do të ishte për Ligën futbolli shqiptar do kishte vdekur prej kohësh.?

Nën zë protagistë të futbollit shqiptar deklarojnë se kjo do të jetë një tjetër flluskë, të cilët qeveria nuk do ta marrë parasysh, por në lojë është është kredibiliteti i Ligës, që këtë herë duket se e ka shumë seriozisht.

Recommended