Perleshje para nisjes se derbit
  • 5 years ago
Tifozët e Tiranës dhe Partizanit janë përleshur rreth 1 orë para nisjes së derbit të dielën. Skena dhune paraprinë ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar.
Përkrahësit e të dy skuadrave kaluan rrethimin duke zbritur në fushë, ku janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Sende të forta dhe flakadanë janë lëshuar në drejtim të tifozëve kundërshtarë, duke shkaktuar të lënduar dhe një situatë të papërballueshme nga rojet private.
Vetëm ndërhyrja e policisë qetësoi situatën, ndërsa pati edhe të ndaluar nga personat që shkelën fushën. Pak kohë më parë qeveria ashpërsoi ndëshkimet për ata të cilët shkaktojnë dhunë në ambiente sportive ku parashikohet edhe burgimi për shkelësit.
Recommended