Top News - Basha për raportin e DASH/ Ekonomia shqiptare buzë greminës

  • 3 years ago
Pas publikimit të raportit të DASH për ekonominë shqiptare, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. përmes një statusi në facebook Basha tha se dash ka vënë alarmin për ekonominë shqiptare pasi ndodhet në greminë dhe vetem gjatë këtij viti ka shënuar 100 milionë euro më pak investime. Sipas Bashes investitorët e mëdhenj, strategjikë dhe seriozë, u zëvëndësuan me kompani offshore, PPP dhe koncesionet korruptive. ai permendi edhe dy investitoret strategjike te TP-it dhe Devollit qe tashme jane ne fund te punes se tyre te nisur gjate kohes se qeverisjes se PD. ?Asgjë nuk e fsheh dot më rritjen e varfërisë dhe papunësisë, ekonominë e rrënuar dhe largimin masiv të shqiptarëve. Çdo raport ndërkombëtar flet qartas për mungesën e klimës pozitive për biznesin dhe investimet e huaja. Çuarja e ekonomisë shqiptare buzë greminës së falimentit, është një nga shqetësimet kryesore të pasqyruara në raportin e përvitshëm të DASH, që rendit si arsye korrupsionin e qeverisë shqiptare, shkatërrimin e tregut dhe konkurrueshmërisë nga PPP-të, ligjet abuzive në lidhje me pronat dhe gjithashtu konçesionet korruptive?, thuhet ne reagimin e bashës. kreu demokrat thekson me tej se prioritet i PD pas ardhjes në pushtet mbeten lufta kundër korrupsionit, anullimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha. ?Një nga angazhimet e mia parësore, është që t'i kthej shqiptarëve mundësinë e tregut të lirë dhe frymëmarrjen konkurrencës së ndershme në çdo sektor të ekonomisë. Lufta kundër korrupsionit, anullimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha dhe serioze, që bashkë me zhvillimin ekonomik do të sjellë dhe rritjen e numrit të vendeve të reja të punës me paga dinjitoze?, thuhet ne reagimin e Bashës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#DASH#TopChannel

Recommended