Basha: Droga, problem kyc ne raportin e DASH

  • 5 years ago
Situatën krimit, korrupsionit, por dhe medias në Shqipëri, Lulzim Basha thotë se e pasqyron më së miri raporti i DASH. Në takim me drejtues dhe përfaqësues të media, kreu i demokratëve e akuzon Kryeministrin se i ka kapur ato duke i penguar të kryejnë misionin e tyre. E sipas tij, këtë rol e ka marrë përsipër ta bëjë vetë opozita me denoncime e saj.

?Pasqyrimi sipërfaqësor i ngjarjeve pa hulumtuar dhe pasqyruar shkaqet e problemeve të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës i kthen mediat në një amplifikues të propagandës së pushtetit. Për të mbuluar boshllëkun e lënë nga media, është detyruar politika të denoncojë dhe të hulumtojë, në mënyrë që mediat ta pasqyrojnë problemin e thellë me krimin, drogën, korrupsionin dhe lidhjet qeveritare?.

Shumë nga të pranishmit bien dakord me kreun PD se liria e medias mungon në vend për shkak të instrumenteve që përdor pushteti i Ramës, por nuk mungojnë në këtë takim dhe ata që e akuzojnë drejtpërdrejt Lulzim Bashën se ka pjesën e tij në censurimin dhe dhunimin e lirisë së medias.

Tv Klan

Recommended