Futboll, liga vazhdon bojkotin | Lajme-News

  • 3 years ago
Klubet e Superligës së futbollit janë të vendosura t?i qëndrojnë bojkotit të kampionatit. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në ambientet e stadiumit Air Albania, ekipet anëtare të Ligës Profesioniste vendosën në unanimitet që të mos zbresin në fushë për sezonin e ri futbollistik nëse kërkesat e tyre ndaj qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë nuk plotësohen.

Pas një takimi të gjatë me përfaqësues nga të gjitha klubet dhe me shumë diskutime, klubet nuk dorëzohen dhe presin veprime konkrete nga qeveria.

Pas deklaratës së Kryeministrit për gadishmëri të uljes në bisedime, liga ka emëruar Presidentin e Tiranës Refik Halili, atë të Partizanit, Gazment Demi dhe të Apolonisë, Koço Kokëdhima, si grupin negociator që do të diskutojë me përfaqësuesin e qeverisë Fidel Ylli për plotësimin e kërkesave për ndryshimin e ligjit për sponsorizimet, duke zbritur nga tatim-fitimi, përfshirjen e veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH e reduktuar në masën 5%, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet fiskale të klubeve, dhe përjashtimin deri në 10 vjet nga tatim-fitimi për të ardhurat e futbollistëve.

Këtë javë pritet të ketë bisedime mes palëve, por nëse nuk do të ketë rezultat, bojkoti do të vazhdojë të paktën deri më 21 Shtator, datë kur do të mbahet mbledhja e radhës e Ligës Profesioniste të futbollit.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended