Futboll, femrat e Vllaznise shpallen kampione | Lajme - News

  • 4 years ago
Vllaznia e femrave është sërish kampione e futbollit të femrave. Paraditen e kësaj të mërkure, vajzat shkodrane kanë siguruar titullin matematikisht.

Ky është trofeu i shtatë që fitohet nga kjo skuadër dhe që sivjet u festua një javë para fundit të kampionatit.

Festime në kohë pandemie, entuziazmi nuk mungoi por kujdesi ishte i pranishëm.

Në ndeshjen e parafundit, vajzat kuqeblu fituan 12-1 me Kinostudion në ndeshjen e luajtur në fushën sportive ?Reshit Rusi? në Shkodër.

Pesë nga golat e këtij takimi u shënuan nga Megi Doçi, ndërkohë që tre të tjerë nga Lufo. Në listën e golashënueseve për këtë ndeshje janë edhe Bajraktari, Shala, Borci dhe Wai.

Në fund të ndeshjes, pjesëtarët e këtij ekipi kanë hapur shampanjën e titullit, por kuptohet që festa e madhe do të jetë pas ndeshjes së fundit të kampionatit.

Trofeu dhe medaljet për ekipin e Vllaznisë do të jepen pas ndeshjes së fundit të kampionatit, që do të luhet ndaj ekipit Tirana AS.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended