Opozita thyen bojkotin parlamentar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Katër deputete nga LSI dhe katër nga PD kanë thyer bojkotin opozitar të kuvendit duke marrë në seancën parlamentare të kësaj të enjte.Qëllimi i pjesmarrës së këtyre deputeteve në kuvend është protesta e studenteve.Nga LSI në sallë kanë shkuar Petrit Vasili, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci ndërsa nga PD binin në sy, Ervin  Salianji dhe Luciano Boci.Në fjalën e saj deputetja Kejdi Mehmetaj tha se LSI ka dorëzuar në kuvend një ditë më parë dy amendime të rëndësishme në Ligjin për Arsimit të Lartë që i vjen ne ndihmë studenteve.Kjo arrogance ju solli ne kete dite.Na lini te flasim ne te rinjte, qe i njohim hallet e studenteve. Ky parlament i kapur duhet te ishte i studenteve. Ne jemi ketu per studentet. Amendamentet ua sollem, ja ku e keni zgjidhjen.Ky parlament qe eshte i kapur nuk mendon dot per studentet. Studentet jane krenaria jone me e madhe, ata i sollen ketij vendi shpresen qe i humbet ju.Sakaq Luciano Boci konfirmoi mbështetjen e PD për amendimet e paraqitura nga aleatja e saj opozitarë, LSI.?Ashtu sic ka bërë të ditur edhe kryetari Basha, ne jemi për shfuqizimin e Ligjit për Arsimit të Lartë, jemi për zëvëndësimin e tij me një ligj që i përshtatet studenteve, që garanton autonomine universitare dhe nje vend dinjitoz të studenteve në institucionet e Arsimit të Lartë, apo edhe tarifa te uleta. Ligji aktual për Arsimin e Lartë zhvat studentët dhe është burim i së keqes. Studentet që sot kanë rrethuar parlamentin, janë kundër këtij kryeministri sharlatan dhe kësaj qeverie kriminale?.

Recommended