Top News - Ambasada në Jeruzalem/ Serbia: S`kemi firmosur gjë

  • 3 years ago
Pika 16-të e marrëveshje që Serbia firmosi në Washington, parashikonte zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem, lëvizje kjo që do ta bënte të parin vend europian i cili zgjedh të hedh një hap te tille tejet të diskutueshem e që ngjalli reagimin e menjëhershëm të Bashkimit Europian. Por Suzana Vasiljevi?, këshilltarja për mediat e presidentit Aleksandar Vucic i tha televizionit TV Prva se zhvendosja e misionit të saj diplomatik nga Tel Avivi në Jeruzalemin, nuk është caktuar përfundimisht. ? Lëvizja e ambasadës nuk është vendimi final. Hapat e ardhshëm do të diskutohen, dhe gjithshka do të varet paskësaj nga hapat e Izraelit. Deri tani, as kemi pranuar dhe as kemi firmosur gjë?, deklaroi Vasiljevic. Ndërkohë, bazuar në pikën 16 të marrëveshjes që tashmë është në dispozicion të publikut, Beogradi është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem brenda muajit shtatordhe të zhvendosë ambasadën e tij nga Tel Aviv në Jeruzalem deri në korrik 2021. Sipas të njëjtës pikë të Marrëveshjes së nënshkruar dhe nga Avdullah Hoti, Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord për njohjen reciproke. Shumë pas takimit në Washington, Brukseli e paralajmëroi si Serbinë, ashtru edhe Kosovën se vendimi për të zhvendosur ambasadat e tyre në Jeruzalem mund të dëmtojë perspektivën e anëtarësimit të tyre në BE.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Jeruzalem#TopChannel

Recommended