Top News - Befasia e Trump për Vuçiç/ Ambasada e Beogradit në Jeruzalem

  • 3 years ago
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e përshkroi një ditë më parë si sukses për vendin e vet marrëveshjen e firmosur në Washington, duke renditur aty të mirat që do të kishte sipas tij Serbia.


Por pamjet filmike të shkëputura nga momenti kur presidenti Donald Trump njoftoi zhvendosjen e ambasadës serbe në Jeruzalem, tregojnë qartë befasinë e kreut të shtetit serb, sjellja e të cilit është ajo e një njeriu të gjendur papritur para faktit të kryer. Sapo Trump bën deklaratën e fortë duke theksuar se kjo është pikë e paktit, Vuçiç rrotullon sytë, pastaj nis të shfletojë marrëveshjen që ka përpara sikur kërkon të verifikojë diçka dhe në fund, vë kalon dorë mbi flokë, qartazi i sikletosur.

Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi së fundi zyrtarisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem. Në deklaratën e saj për shtyp, njoftohet gjithashtu zhvendosja e ambasadës serbe në atë që e përshkruan si ? kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Izraelit, do të përbëjë një urë paqeje për të gjithë botën?. Sakaq, disa raporte në media pretendojnë se kreu i zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Marko Gjuric, është ofenduar nga një postim I zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila sipas Ria Novosti hoqi paralele me qëndrimit në karrige të dy liderëve, por sidomos atij serb përpara Trump, me skenën e famshme të Sharon Stone nga filmi Basic Instinct.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandarVuçiç#DonaldTrump#TopChannel

Recommended