Report TV - Reja flet sikur ka rinovuar kontratën, Duka frenon: S’kemi firmosur asgjë

  • 4 years ago
Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer rinovimin e Edy Reja-s me Shqipërinë deri në vitin 2022. Madje vet tekniku thotë se është një sfide që e mbush me entuziazëm dhe vlerëson projektin që ka me kuqezinjtë.

?Do të kem nën mbikëqyrje gjithë lëvizjen futbollistike në Shqipëri dhe nëse jam trajneri më i vjetër në qarkullim kjo më mbush me gëzim?.Në mediat italiane flitet për kontratë deri në vitin 2022 por nga analiza që bën vet trajneri nënkuptohet se kontrata mund të jetë 4-vjeçare. Kjo për arsyen se Reja më shumë se për Botërorin e vitit 2022 kualifikimin në të cilin e cilëson si të vështirë më shumë e përqëndron vëmendjen tek Euro 2024.

Por Presidenti i FSHF-së Armand Duka frenon gjithçka. I pyetur nga Report Tv Duka ka sqaruar se është me mendim pozitiv për vijimin me italianin por kontrata e re ende nuk është firmosur.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

Recommended