Top News - ‘Zgjerimi’ grek, Idrizi/ ‘Diskutimi i kufijve, duam çamërinë’

  • 3 years ago
Kryetari I Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi pas takimit me presidentin Ilir Meta, për caktimin e datës së zgjedhjeve paralamentare të vitit 2021, ka deklaruar se është fokusuar në këtë takim me kreun e shtetit më shumë rreth çështjes së zgjerimit të Detit nga ana e Greqisë.
Sa I përket zgjedhjeve Idrizi ka deklaruar se presidentit i ka kërkuar datën më të afërt që na lejon Kushetuta për zhvillimin e tyre, pasi sipas tij ato duhet të zhvillohen sa më parë, sepse vendi ndodhet në krizë.

Më pas Idrizi foli për marrëveshjen e detit me Greqinë. Ai deklaroi se nëse Greqia vijon të kërkojë zgjerimin me 12 milje në ujërat shqiptare dhe diskutimin e kufijve detarë atëhere Shqipëria duhet të kërkojë Çamërinë dhe heqjen e ligjit te luftes
Qeveria shqiptare nuk duhet të diskutojë më për kufijtë detarë e tokësorë me Greqinë. Shqipëria ka lëshuar gati 30% të territorit të saj, e kam fjalën për Çamërinë. Ne nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë për ujërat territorial, por vetëm për zonat ekonomike. Nëse Greqia do të hapë çështje të tilla, pa dyshim që ne do të kërkojmë Çamërinë. I bëra të qartë Presidentit që bisedimet mes dy vendeve duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës, të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjes çame. PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka avancuar me agjendën greke?,


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShpëtimIdrizi#IlirMeta#TopChannel

Recommended