Ora News - Idrizi thirrje kryeministrit grek: Dëgjo zërin e babait, mos e harro Çamërinë!

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Java çame ka nisur me një thirrje drejtuar qeverisë greke dhe vetë kryeministrit Mitsotakis të mos bëhen bartës të ekstremizmit.

Në një aktivitet përkujtimor me rastin e 76-vjetorit të genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi përsëriti thirrjen për drejtësi dhe kthim të çamëve në tokat e tyre.
Idrizi: Dua t?i bëj thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotaqis, babain e tij i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, i cili në bisedime me kryeinistrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi. Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është, dëgjo zërin e babait. Sot thirrja ?Mos e harro Çamërinë? i drejtohet popullit grek me të cilët duam të jetojmë si fqinjë të mirë. Ne duam të kthehemi në Çamëri, ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervës. Unë sot i bëj thirrje popullit grek që të punojmë bashkë. Ne mendojmë që Çamëria nuk mund të jetë ndërgjegjja e vrarë e Greqisë.
Kreu i PDIU-së nuk ka kursyer as kritikat per qeverine shqiptare qe sipas tij nuk ka reaguar aq sa duhet për këtë çështje.
Idrizi: Harresa është një vrasje tjetër për shqiptarët e Çamërisë. Unë e di shumë mirë që qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë munduar gjatë gjithë kësaj kohe që ta mbulojnë me harresë çështjen Çame. Ne me mesazhin ?Mos e harro Çamërinë? i drejtohemi qeverisë shqiptare e cila sot duhej të përkujtonte 27 qershorin, ditën e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, një detyrimin që buron nga Parlamenti i Shqipërisë i vitit 1994 që e shpall 27 qershorin ditën e përkujtimit mbi gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. Sot i drejtohem qeverisë shqiptare për të zbatuar detyrimin e madh që rrjedh nga rezoluta, punimin për ditë për zgjidhjen e çështjes Çame.
Ashtu si çdo vit tjetër java çame do të kulmojë me marshimin në Qafe Botë, aty ku prehen mijëra çamë të masakruar nga ushtarët grek.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/idrizi-thirrje-kryeministrit-grek-degjo-zerin-e-babait-mos-e-harro-camerine

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended