Kalim të paligjshëm kufiri e thirrje antishqiptare, antiterrori ndalon ekstremistin grek

  • 6 years ago
GJIROKASTER - Ceremonia mortore për Konstandin Kaçifën u shoqërua edhe me incidente, pasi pjesëmarrësit në kortezh, kryesisht ekstremistë të ardhur nga Greqia, lëshuan thirrje antishqiptare dhe ato për të ashtuquajturin Vorio-Epir. Në fund të funeralit, ata bllokuan aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë në hyrje të fshatit Bularat. Qarkullimi në këtë segment ka qenë i paralizuar për rreth 10 minuta, deri në ndërhyrjen e policisë. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Report Tv, se janë arrestuar 4 persona, të dyshuar si organizatorë të bllokimit rrugës, por ata do të hetohen edhe për kalim të paligjshëm të kufirit dhe thirrjet raciste gjatë ceremonisë.

Recommended